Çfarë është praktika e punës?

Praktika e punës është përvoja profesionale, e cila u ofron studentëve shanse për të fituar dije të rëndësishme dhe aftësi në fusha, që lidhen me formimin e tyre akademik. Praktika e punës duhet të ketë objektiva të qarta, në përputhje me qëllimet dhe interesat e studentit, për t’i mundësuar atij kalimin e suksesshëm, nga universiteti drejt tregut të punës.   

Këshilla për të patur sukses

Mundësitë e të mësuarit nëpërmjet përvojës, përfshirë këtu praktikën e punës, janë elemente kyçe për të eksploruar mundësitë e karrierës dhe të krijimit të kontakteve. ‘Ajo çka merret nga një përvojë varet, të paktën pjesërisht, nga ajo që ti jep!’ Disa këshilla se si...

Pritshmëritë e punëdhënësit

Kur një punëmarrës angazhon një praktikant, ai pret sjellje dhe qëndrim profesional. Kjo është e vërtetë, si në rastet kur praktika e punës është me pagesë; edhe në ato raste kur ofrohet në këmbim të përfitimit të përvojës profesionale. Praktikantët duhet të mbajnë...

Si merr kuptim ‘përvoja’ përgjatë praktikës së punës?

Përgatitja për karrierë Praktika e punës është një “gjueti” e mijëvjeçarit të ri për punë. Studimet tregojnë se gjysma e të punësuarve të rinj kanë përvojë si praktikantë. Bizneset konkurrojnë për njerëz të aftë dhe inteligjentë, të cilët mësojnë shpejt. Shumë nga...

Dokumentimi i përvojës suaj

Përditësimi i jetëshkrimit Është e rëndësishme ta mbani jetëshkrimin të përditësuar dhe koherent - nuk e dini kurrë se kur mund t’ju kërkohet që të dërgoni një kopje. Çdo përvojë pune që keni, duhet ta referoni në jetëshkrim, përfshirë këtu edhe praktikat e punës....

Përfundime

Përfitimet e praktikës së punës janë të jashtëzakonshme. Aftësitë e transferueshme që përfitoni dhe marrëdhëniet profesionale që krijoni janë resurse që do t’ju vijnë në ndihmë për shumë kohë. Sapo të diplomoheni, do t’ju duhet të përballeni me një treg pune konkurrues dhe përvoja juaj mund të bëjë diferencën. Është vërtetuar shumë herë se praktika e punës jep rezultat pozitiv dhe lehtëson kalimin nga universiteti drejt tregut të punës.

Burimi: UNICEF Innovations Lab Kosovo

http://www..ponder-ks.org/about/how-to-conduct-a-successful-internship-experience/

Përktheu dhe përshtati : Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë