Rreth Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

 

 

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shpall thirrjen e katërt për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera, Publike e Jopublike.

 

Zgjidh institucionin, në qytetin ku ti jeton dhe bëhu pjesë e Programit, për të fituar eksperiencën e dëshiruar të punës.

p

Shkurtimisht rreth Programit

Në këtë program ftohen të aplikojnë të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve ‘Bachelor’.

Pra, nëse jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të dytë, në një nga profilet studimore të lartpërmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni. Kandidatët duhet të tregojnë interes në punën e sektorit të përzgjedhur dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike e komunikimi.

Kujdes: duhet të keni përfunduar minimalisht studimet e ciklit të parë ‘Bachelor’!

Fazat e Programit

Faza e parë e këtij Programi, që përkon me periudhën e praktikës, do të zgjasë tre muaj dhe është pa pagesë.

Faza e dytë ju ofron mundësinë për të fituar kontratën një – vjecare të punës, bazuar në performancën individuale dhe kërkesat e vetë institucioneve të administratës qendrore publike.

Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.

Pyetje të shpeshta

Detajet mbi thirrjen e katërt të Programit

Faza e parë e programit, periudha e praktikës do të zgjasë tre muaj, konkretisht në Mars, Prill, Maj 2019 dhe është pa pagesë.

Aplikimi është i mundur në faqen e Aplikimeve.

 

  • Hapja e thirrjes më 8 Shkurt 2019 
  • Thirrja mbyllet më 28 Shkurt 2019
  • Shpallja e fituesve:  6 Mars 2019
  • Fillimi i praktikës: 8 Mars 2019
Përse të aplikoni?
  • Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën në sektorin publik dhe atë jopublik.
  • Periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë procedurave të rekrutimit në institucionet e administratës qendrore publike. Periudha e praktikës së punës është e papaguar.
  • Gjatë fazës së parë të këtij programi do të realizoni detyra dhe angazhime në institucionet përkatëse, bazuar në një plan pune tre- mujor, të drejtuar nga një mbikqyrës.
  • Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të programit do të pajiseni me çertifikatë pjesëmarrjeje nga Departamenti i Administratës Publike, DAP.
Si të aplikoni?
  • Aplikimi duhet të kryhet në faqen e Aplikimeve brenda datës 28 Shkurt 2019.
  • Përpara se të aplikoni, referohuni tek profili i kërkuar nga çdo institucion, dhe tek qyteti juaj, në mënyrë që të konsideroni probabilitetin e përzgjedhjes.
  • Kujdes! Nëse aplikoni më shumë se një herë, do të skualifikoheni!
  • Përzgjedhja do të kryhet nga institucionet për të cilat është kryer aplikimi, bazuar në profilin apo kriteret e përcaktuara nga institucioni.
  • Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike.
  • Vëmendje: vetëm fituesit do të lajmërohen!