Praktikë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Praktikë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Ministria e Financave, Tiranë kërkon 30 praktikantë të profilit studimor:

  • Shkenca ekonomike
  • Shkenca juridike
  • Shkenca Shoqërore
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare

Institucionet e varësisë të cilët kërkojnë praktikantë janë:

  •  Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Tiranë kërkon gjithsej 57 praktikantë në profilet studimore: Shkenca Ekonomike; Shkenca Juridike; Inxhinieri Nafte; Shkenca Natyrore (Kimi Industriale/ Kimi Ushqimore).
  • Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, Tiranë kërkon gjithsej 2 praktikantë në profilin studimor Shkenca Ekonomike.
  • Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, Tiranë kërkon gjithësej 20 praktikantë në profilet studimore: Shkenca Ekonomike; Shkenca Juridike; Histori- Letërsi.
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë kërkon gjithsej 55 praktikantë në profilet studimore:  Shkenca Ekonomike/Finance;  Shkenca Juridike.
  • Shoqëria Kombëtare e Punësimit, Tiranë kërkon gjithsej 50 praktikantë në profilet studimore, shkenca ekonomike.
  • Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Tiranë kërkon gjithsej 50 praktikantë në profilet studimore, shkenca ekomomike.
  • Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO)Tiranë,kërkon gjithsej 2 praktikantë në profilet studimore: Shkenca Ekonomike/ Shkenca Juridike.

Nëse keni përfunduar studime të ciklit të parë (bachelor), jeni duke studiuar apo keni përfunduar studime të ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lart përmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni.