Praktikë pranë Bashkisë së Gjirokastrës

Praktikë pranë Bashkisë së Gjirokastrës

Bashkia Gjirokastër kërkon 10 praktikantë, të cilët do të duhet të jenë të profilit:

  • 2 Kontabilitet – Financë
  • 2 Administrim Publik
  • 2 Drejtësi/ Juridik
  • 2 Inxhinieri/Arkitekturë
  • 2 Punë Sociale.

Nëse keni përfunduar studimet e ciklit të parë, (bachelor), jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lartpërmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni.