Praktikë pranë Kryeministrisë

Praktikë pranë Kryeministrisë

Kryeministria kërkon gjithsej, 103 praktikantë.

Institucionet e varësisë të cilët kërkojnë praktikantë janë:

  • ASPA, Tiranë kërkon: 10 praktikantë përkatësisht të profilit studimor Shkenca Ekonomike, dhe Shkenca Juridike
  • Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), Tiranë kërkon: 4 praktikantë përkatësisht të profilit studimor Gjeodezi, Gjeoinformatikë, Inxhinieri Informatike/Informatikë
  • Drejtoritë Rajonale të Arkivit Shtetëror, kërkojnë praktikantë përkatësisht në këto degë sipas kërkesave në qytetet:
    • Tiranë, 5 Histori/Arkivistikë
    • Durrës, 5 Histori/Arkivistikë
    • Elbasan, 5 Histori/Arkivistikë
    • Lushnjë, 5 Histori/Arkivistikë
    • Lezhë, Rrëshen 5 Histori/Arkivistikë
  • ADISA, (Zyra Qendrore), Tiranë kërkon: 3 praktikantë përkatësisht të profilit studimor Shkenca Ekonomike, Shkenca Juridike, Shkenca Informatike.
  • Zyrat Vendore kërkojnë praktikantë përkatësisht në këto degë sipas kërkesave në  qytetet:
    • Kavajë, 1 Juridik
    • Krujë, 1 Juridik
  • Zyrat Rajonale kërkojnë praktikantë përkatësisht në këto degë sipas kërkesave në  qytetet:
    • Tiranë, 1 Juridik
    • Fier, 1 Juridik
    • Gjirokastër, 1 Juridik
  • Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, Tiranë kërkon: 4 praktikantë përkatësisht të profilit studimor: 2 Informatikë Ekonomike dhe 2 Informatikë.
  • Autoriteti e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë kërkon: 6 praktikantë përkatësisht të profilit studimor: Shkenca Natyrore Teknike dhe Shkenca Shoqerore Albanologjike.
  • Drejtoria e Menaxhimit Strategjik (AMBU), Tiranë kërkon: 1 praktikant përkatësisht të profilit studimor: Juridik
  • Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU), Tiranë kërkon: 1 praktikant përkatësisht të profilit studimor: Shkenca inxhinierike (Ing. Hidro, ndërtim, mjedis etj).
  • Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Tiranë kërkon: 2 praktikantë përkatësisht të profilit studimor: 1 Informatikë dhe 1 Teknologji të Informacionit.
  • Agjencia e Prokurimit Publik, Tiranë kërkon 5 praktikantë përkatësisht të profilit studimor: Shkenca Shoqërore, Shkenca Ekonomike, Inxhinieri, Shkenca Kompjuterike
  • Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga BE, Tiranë kërkon: (3) praktikantë përkatësisht të profilit studimor Ekonomik.
  • AMSHC, Tiranë kërkon: 1 praktikant përkatësisht të profilit studimor Shkenca Sociale, Ekonomik.
  • Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, Tiranë kërkon: 7 praktikantë përkatësisht të profilit studimor Hoteleri Turizëm, Ekonomi, Financë dhe Juridik.
  • DAP, Tiranë kërkon: 5 praktikantë përkatësisht të profilit studimor Shkenca Shoqërore.
  • Agjencia Telegrafike Shqiptare, Tiranë kërkon: 14 praktikantë përkatësisht të profilit studimor Gazetari, Gjuhë e Huaj Anglisht/Frengjisht.
  • Qendra e Koordinimit kundër Estremizmit të Dhunshëm (QKEDH), Tiranë kërkon: 1 praktikant përkatësisht të profilit studimor Sociologji dhe Antropologji Sociale.
  • Avokatura e  Shtetit, Tiranë kërkon: 6 praktikantë përkatësisht të profilit studimor Juridik.

Nëse keni përfunduar studime të ciklit të parë, (bachelor), jeni duke studiuar apo keni përfunduar studime të ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lart përmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni.