Praktikë pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Praktikë pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Ministria e Arsimit dhe Sportit,  kërkon 15 praktikantë, të cilët do të duhet të jenë të profilit:

  • Shkenca Sociale
  • Shkeca Juridike
  • Shkenca Natyrore
  • Mësuesi
  • Ekonomiks
  • Edukim Fizik
  • Shkenca Kompjuterike

Institucionet e varësisë të cilët kërkojnë praktikantë janë:

  • Drejtoritë Arsimore Rajonale (DAR) dhe Zyrat Arsimore (ZA) kërkojnë praktikantë përkatësisht në këto degë sipas kërkesave në qytetet:
    • Elbasan (3) praktikantë në profilin: (2) Ekonomist dhe (1) Jurist
    • Fier (8) praktikantë në profilin: (3) Mësuesi, (1) Jurist, (2) Ekonomi – Financë, (1) IT dhe (1) Matematikë/Statistikë.
    • Gjirokastër (6) praktikantë në profilin: (1) Jurist, (1) Shkenca Kompjuterike, (1) Inxhinieri Informatike, (1) Financë Kontabilitet, (1) Inxhinieri Ndërtimi dhe (1) Mësuesi.
    • Lezhë (2) praktikantë në profilin: Mësuesi – profile të ndryshme
    • Shkodër (3) praktikantë në profilin: (2) Juridik dhe (1) Matematikë Informatike
    • Vlorë (3) praktikantë në profilin: (1) Mësues (Shkenca Natyrore), (1) Shkenca Juridike dhe (1) Shkenca Ekonomike.
    • Kucovë (2) praktikantë në profilin: (1) Bachelor/MP/MSC “Mësuesi” dhe (1) Bachelor/MP/MSC “Shkenca Shoqërore”
    • Bulqizë (3) praktikantë në profilin: (2) Informatikë dhe (1) Financë
    • Mallakstër (3) praktikantë në profilin: (2) Ekonomi dhe (1) Mësuesi
    • Devoll (4) praktikantë në profilin: (1) Specialist IT, (1) Specialist Page dhe (2) Diploma Mësuesi – Specialist kurrikule
    • Kamëz (4) praktikantë në profilin: (2) Master Profesional dhe (2) Master Shkencor
    • Delvinë (1) praktikantë në profilin: për Edukim,
  • Shërbimi Kombëtar për Rininë,  (Drejtoria e Përgjithshme) Tiranë kërkon: (2) praktikantë përkatësisht të profilit studimor: (1) Informatikë dhe (1) Anglisht
  • Qendrat Rajonale Rinore kërkojnë praktikantë përkatësisht në këto degë sipas kërkesave në qytetet:
    • Tiranë (3) praktikantë: (1) Shkenca Sociale dhe (2) Art dhe Dizanj
    • Vlorë (3) praktikantë: (1) Marketing – Turizëm, (1) Shkenca Sociale dhe (1) Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
    • Korcë (3) praktikantë: (1) Ekonomi, (1) Shkenca Sociale dhe (1) Teknologji Informacioni.

Nëse keni përfunduar studime të ciklit të parë (bachelor), jeni duke studiuar apo keni përfunduar studime të ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lartpërmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni.