Praktikë pranë Ministrisë së Kulturës

Praktikë pranë Ministrisë së Kulturës

Ministria e Kulturës Tiranë, kërkon 15 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit:

  • Ekonomist;
  • Financë Kontabilitet
  • Shkenca Juridike;
  • Universiteti i Arteve;
  • Universiteti Histori- Filologji/ Gjuhë-Letërsi, Komunikim;
  • Inxhinieri Elektronike, IT;
  • Shkenca Sociale;
  • Arkeologji

Institucionet e varësisë kërkojnë praktikantë si në vijim:

  • Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare (Drejtoritë Rajonale), kërkojnë praktikantë sipas rretheve:
    • Durrës, kërkon 7 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit: (1) Shkenca Kompjuterike; (4) Histori, Arkeologji, Trashëgimi Kulturore (Ciceron), (1) Arkitekturë, (1) Inxhinier Ndërtimi.
    • Berat, kërkon 4 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit “Arkitekturë”, “Inxhinieri” dhe “Arkeologji”.
    • Shkodër, kërkon 3 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit “Trashëgimi Kulturore” , “Histori- Arkeologji”.
    • Vlorë, kërkon 3 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit “Histori-Arkeologji”.
    • Gjirokastër, kërkon 4 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit “Arkitekturë” “Arkeolog” (Edukim Profesional në fushën e Arkeologjisë), “Restaurator” (Edukim profesional Arte/Histori).
  • Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore Tiranë, kërkon 4 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit “Trashëgimi Kulturore/Pikturë”, “Multimedia”, “Teknologji Informacioni” , “Financë Kontabilitet”.
  • Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Tiranë, kërkon 1 praktikant, i cili duhet të jenë në profilin “Ekonomist”.
  • Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, kërkon 3 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit “Gazetari”, “Universiteti i Arteve” (Koordinator Artistik).
  • Cirku Kombëtar kërkon 3 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit “Instrumentist”, “Ekonomi/Financë”.
  • Muzeu Etnografik GJ. K. Skëndërbeu, Krujë, kërkon 3 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit “Histori”, “Trashëgimi Kulturore”, “Gjuhët e huaja, dega Gjermanisht”.
  • Biblioteka Kombëtare, Tiranë, kërkon 3 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit “Gjuhë-Letërsi” dhe “Gazetari- Komunikim”.
  • Arkivi Qëndror Shqiptar i Filmit,  Tiranë, kërkon 4 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit “IT”, “Regji filmi/juridik” dhe “Filologji”.
  • Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, Tiranë, kërkon 3 praktikantë, të cilët duhet të jenë me profil “Histori/Trashëgimi Kulturore”, “Universiteti i Arteve”,
  • Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, Tiranë, kërkon 2 praktikantë, të cilët duhet të jenë në profilin “Histori/ Arkeologji”.
  • Muzeu Gjethi, Tiranë kërkon 6 praktikantë, të cilët duhet të jenë në profilin studimor: Shkenca Juridike, Shkenca Ekonomike/Administrim Biznes, Histori, Frengjisht, Shkenca Filologjike, Gjuhë e huaj “Gjermanisht”, Gjuhë e huaj “Spanjisht”.
  • Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, kërkon 3 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit “Trashëgimi Kulturore”, “Gjuhë e huaj (anglisht, italisht, gjermanisht)”, “Guidë Turistike”.

Nëse keni përfunduar studime të ciklit të parë, (bachelor), jeni duke studiuar apo keni përfunduar studime të ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lart përmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni.