Praktikë pranë Ministrisë së Mbrojtjes

Praktikë pranë Ministrisë së Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes Tiranë, kërkon 4 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit: Shkenca Sociale, Shkenca Juridike.

Institucionet e varësisë të cilët kërkojnë praktikantë janë:

  • Agjencia e Sistemit të Ndërlidhjes dhe Informacionit Tiranë, kërkon 20 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit: Shkenca Kompjuterike, Informatikë, Elektronikë, IT, Telekomunikacion.
  • Instituti i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake Tiranë, kërkon 2 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit: Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Gjeodet.
  • Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura Tiranë, kërkon 3 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit: Histori, Filologji, Arkivistikë.
  •  Qendra e Kulturës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes dhe Muzeu i Forcave të Armatosura Tiranë, kërkon 2 praktikantë, të cilët duhet të jenë të profilit: Gjuhë e Huaj Anglisht, Inxhinieri, Informatikë.

Nëse keni përfunduar studime të ciklit të parë, (bachelor), jeni duke studiuar apo keni përfunduar studime të ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lart përmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni.