Praktikë pranë Ministrisë së Brendshme

Praktikë pranë Ministrisë së Brendshme

Ministria e Brendshme kërkon 16 praktikantë, të cilët të jenë të profilit studimor:

  • Histori-Gjeografi
  • Drejtësi
  • Gjuhë e Huaj Anglisht
  • Politikë Sociale
  • Shkenca Sociale
  • Shkenca Ekonomike
  • Inxhinieri
  • IT

Institucionet e varësisë të cilët kërkojnë praktikantë janë:

  • IKMT Tiranë kërkon 2 praktikantë të profilit studimor: 1 Ekonomik dhe 1 Juridik
  • Agjencia e Mbështetjes së Vetëqeverisjes Vendore Tiranë kërkon 3 praktikantë të profilit studimor: Gjuhë e Huaj Anglisht dhe Juridik
  • Prefektura e Fierit kërkon 2 praktikantë të profilit studimor: 1 Shkenca Ekonomike; 1 Shkenca Sociale
  • Prefektura e Gjirokastrës kërkon 4 praktikantë të profilit studimor: 1 Shkenca Sociale; 1 Shkenca Ekonomike; 1 Shkenca Juridike; 1 Shkenca Inxhinierike.
  • Prefektura e Durrësit kërkon 2 praktikantë të profilit studimor: 1 Shkenca Sociale; 1 Shkenca Inxhinierike; 1 Shkenca Sociale.
  • Prefektura e Vlorës kërkon 5 praktikantë të profilit studimor: 1 Ekonomik; 1 Juridik; 1 Inxhinieri Ndërtimi; 1 Arkitekturë; 1 Turizëm.
  • Prefektura e Qarkut Kukës kërkon 3 praktikantë të profilit studimor: Shkenca Kompjuterike (Teknologji Informacioni) dhe Juridik
  • Prefektura e Qarkut Has – kërkon 1 praktikant të profilit studimor Shkenca Shoqërore
  • Prefektura e Qarkut Tropojë – kërkon 1 praktikant të profilit studimor Shkenca Shoqërore
  • Prefektura e Qarkut Dibër kërkon 2 praktikantë të profilit studimor: 1 Shkenca Sociale; 1 Ekonomik, Inxhineri.
  • Prefektura e Qarkut Bulqizë – kërkon 1 praktikant të profilit studimor Shkenca Sociale, Ekonomik, Inxhinieri
  • Prefektura e Qarkut Mat – kërkon 1 praktikant të profilit studimor Shkenca Sociale, Ekonomik, Inxhinieri.

Nëse keni përfunduar studime të ciklit të parë (bachelor), jeni duke studiuar apo keni përfunduar studime të ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lartpërmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni.