Praktikë pranë Ministrit të Shtetit për Diasporën

Praktikë pranë Ministrit të Shtetit për Diasporën

Ministri i Shtetit për Diasporën kërkon 2 praktikantë me profil Gazetari dhe Informatikë.

Institucionet e varësisë të cilët kërkojnë praktikantë janë:

  • Agjensia Kombëtare e Diasporës kërkon 3 praktikantë: Informatikë, Gazetari dhe Drejtësi.
  • Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës kërkon 3 praktikantë: Informatikë, Ekonomi dhe Drejtësi.
  • Qendra e Botimeve për Diasporën kërkon 2 praktikantë: Informatikë dhe Gazetari.

Nëse keni përfunduar studime të ciklit të parë (bachelor), jeni duke studiuar apo keni përfunduar studime të ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lartpërmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni.